Protesta e 11 korrikut, zbardhen porositë e Sali Berishës drejtuar Strukturave: Duhet me çdo kusht që të jetë tubim i fuqishëm

08/07/2024 10:38

Sali Berisha u është drejtuar me mesazhe të qarta para protestës Strukturave të PD, ku kërkon që më 11 korrik të dëshmojnë se janë shumicë politike.

“Tre ditët e ardhëshme janë vendimtare per suksesin e protestës te 11 korrikut, e cila ka një rëndësi të jashtëzakonshme për opozitën. Ajo duhet me çdo kusht të jetë protesta më e madhe dhe më e fuqishme që ka njohur Tirana deri sot!

Ndaj është jetike që në këtë hark të shkurtër kohor të bëni gjithçka për mobilizimin më të paparë, për të garantuar pjesëmarrjen e çdo anëtari dhe antareje, mbështetësi dhe mbështetëse të PD në protestën e 11 korrikut.

Me 11 korrik, ne demokratet dhe demokratët edhe mbështetësit tanë duhet të dëshmojmë para shqiptarëve dhe botës se ne jemi shumica politike e vendit, e gatshme për çdo betejë, për çdo fitore!
O sot o kurrë! Me 11 korrik të gjithë në Tiranë! Fitore!”, deklaron Berisha.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA