
Presidenti i Bajram Begaj, dekretoi sot emërimin në detyrë të Besart Kadia, Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Azerbajxhanit, rezident.
Më parë, Kreu i Shtetit liroi znj. Blerta Kadzadej vetëm nga detyra e Ambasadorit në Republikën e Azerbajxhanit, jo rezident, e cila aktualisht mban detyrën Ambasador në Republikën e Turqisë, rezident, si dhe Ambasador në Republikën e Azerbajxhanit, në Republikën e Kirgistanit, në Republikën Islamike të Pakistanit, në Gjeorgji, në Republikën Islamike të Afganistanit dhe në Republikën e Kazakistanit, jo rezident.
Gjithashtu, Presidenti Begaj, dekretoi sot emërimin në detyrë të znj. Artemis Malo, Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Kanada, rezident.
Top Channel