Kuvendi shkresë Gjykatës Kushtetuese: Riçelni shqyrtimin e mandatit të Xhaçkës, kërkoni opinion nga Komisioni i Venecias

08/07/2024 14:58

Kuvendi përmes përfaqësues së vet në Gjykatën Kushtetuese, ka kërkuar riçelje të shqyrtimit gjyqësor të mandatit të deputetes Olta Xhaçka me qëllim marrjen e një opinioni edhe nga Komisioni i Venecias.

“E shohim të nevojshme që të kërkohet një mendim këshillimor nga Komisioni i Venecias në lidhje me raportin midis demokracisë përfaqësuese parlamentare dhe rolit të Kuvendit në rastin e shqyrtimit të mocioneve për pajtueshmërinë e mandatit të deputetit”, shkruhet në dokument.

Në shkresë theksohet se jurisprudenca e Gjykatës Kushtetuese, në këtë rast duket se nuk i ka marrë në konsideratë këto parashikime kushtetuese dhe ligjore.

“Kuvendi i Shqipërisë, me reformën e vitit 2016. ndër të tjera me ligjin nr.99/2016, ndryshoi dhe përmbajtjen e nenit 66. pika 2 e cila tashmë parashikon se “Për shqyrtimin e papajtueshmërisë në ushtrimin e funksioneve të deputetëve, Gjykata Kushtetuese vihet në lëvizje me kërkesë të Kuvendit ose të një të pestës së deputetëve”.

Kjo dispozitë rezulton që të jetë edhe në fuqi dhe nuk është shfuqizuar nga Gjykata Kushtetuese. Pra kjo dispozitë prezumohet si kushtetuese.

Jurisprudenca e Gjykatës Kushtetuese, në këtë rast duket se nuk i ka marrë në konsideratë këto parashikime kushtetuese dhe ligjore. Theksojmë se një nga rregullat e interpretimit është edhe ai i «Prezumimit kundër inefektivitetit të normës? (Presumption Against Inefectiveness/, sipas të cilit një normë prezumohet efektive dhe jo e pazbatueshme.

Ndodhur në këto kushte krijohet një pasiguri juridike, se përse grupi prej jo më pak se një e pesta e deputetëve nuk mundet që të vendosë në lëvizje Gjykatën Kushtetuese, në kundërshtim me rendin kushtetues në fuqi. Për këtë arsye. Kuvendi është i mendimit që duhet të kërkohet një mendim këshillimor nga ana e Komisionit të Venecias, dhe në lidhje me zbatueshmërinë e këtyre parashikimeve kushtetuese dhe ligjore që lidhen me të drejtën e një të pestës së deputetëve të Kuvendit për të vendosur në lëvizje Gjykatën Kushtetues”, shkruhet në dokument.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA