Kisha Katolike kundër Censit, pretendon numër më të madh katolikësh: Do kryejmë vetë regjistrim

08/07/2024 15:16

Shifrat e tkurrjes se popullsisë në vendin tonë janë me të mëdha se sa ato që rezultojnë në Census, sipas Kishes Katolike Shqiptare.

Përmes një deklaratë për shtyp, kisha shpreh dy shqetësimet e saj ndërsa sa i përket numrit të katolikeve në vend, se shpejti ata do të nisin një Censit të vetin, për besimtaret në të gjitha kishat e vendit.

Don Mark Pashkja thotë: “Dy fakte na shqetësojnë si Kishë Katolike. Së parë ulja e popullsisë. Ne mendojmë se numri është më i lartë. Së fundmi, sa i përket numrit të katolikëve, nuk kemi elementët e duhur për të kryer nëse ky është numri i vërtet i katolikëve në Shqipëri”.

Kisha shikon me shqetësim edhe projekt-ligjin për shëndetin seksual dhe riprodhues, që sipas saj, ligjëron abortin dhe shitjen e trupit të femrës. Ashtu si martesën mes dy gjinive, Kisha thotë se axhenda të caktuara po kërkojnë ta kalojnë më force në miratim këtë ligj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA