
21/02 23:06
Fredi Beleri kërkon të shkojë fizikisht në mbledhjen e Parlamentit Europian!
Avokatia e tij i tha gazetares së Top Channel Anila Hoxha se ka dorëzuar kërkesë në drejtorinë e burgjeve. Në këtë shkresë Beleri kërkon të marrë pjesë fizikisht në datat 15 deri në 20 korrik.
Po ashtu ka kërkuar pezullim të dekretit të Presidentit që u shpall më 5 korrik, deri në marrjen e vendimit përfundimtar për mandatin e tij.
Kujtojmë se Belerit iu hoq nga KQZ mandati i kryebashkiakut të Himarës, mbledhje në të cilën ai mori pjesë i shoqëruar nga dy efektivë policie.
Top Channel