Presidenti ka shpallur 4 gushtin si ditën kur qytetarët e Himarës do tu drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur kryebashkiakun e Himarës, por Dhionisis Fredi Beleri këmbëngul se mandati i tij është ende i vlefshëm.
Ndaj dhe kërkon që gjykata të marrë masë të përkohshme dhe të pezullojë dekretin e presidentit . me argumentin se nga vendimi i KQZ që i hoqi mandatin, Beleri pretendon se ka 30 ditë kohë ta kundërshtojë e për rrjedhojë nuk duhet të ishte shpallur dekreti.
Duke paralajmëruar se do padisë presidentin, Beleri hodhi hapin e parë në gjykatën administrative, me kërkesën për të marrë një sigurimi me qëllim bllokimin e efekteve të dekretit derisa çështja të zgjidhet në themel. Kjo kërkesë e tij në gjykatën administrative do të thotë se ndërkohë nuk duhet të regjistohet asnjë subjekt politik dhe asnjë kandidat për garën e më tej të mos ketë as fushatë elektorale përderisa çështja është e pazgjidhur gjyqësisht.
Në kërkesën për sigurim padie që duhet të shqyrtohet brenda një kohe të shkurtër nga administrativja, Beleri deklaron se dekreti është shpallur ditën e premte mbas orës 16:00.
Beleri i tregon gjykatës intenerarin e kryebashkiakëve që morën stafetën gjatë 14 muajve burgosje të kryetarit të zgjedhur.
Duke nisur me Jorgo Goro që përfundoi i arrestuar, Blerina Balën që u dorëhoq dhe së fundmi Arqile Bollanon, i cili sipas Belerit po drejton bashkinë e Himarës duke i hequr të drejtën kandidatit që u votua në 2023 .
Për këtë shkak duke kundërshtuar dekretin e presidentit Beleri shkruan në kërkesë se duhet pezulluar deri ën shqyrtimin në themel të padisë që paralajmëron se do ta hapë ndaj presidentit.
Kjo kërkesë e Belerit , ku presidenti i republikës është në cilësinë e personit të tretë vjen në të njëjtën kohë kur ai i ka kërkuar burgjeve që ti japin leje, për të marrë pjesë fizikisht nga data 15 korrik deri në 20 korrik në mbledhjen e eurodeputeteve në Parlamentin Europian.
Top Channel