18-vjeçari i cili përplasi për vdekje të miturën 8-vjeçare nga Sllovakia është arrestuar.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e së dielës, në askin Maminas-Gjiri i Lalzit. Sipas burimeve, adoleshenti sapo kishte marrë patentën. G. Gj., banues në Tiranë akuzohet për për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

8-vjeçarja S. S., 8 vjeçe, humbi jetën në spital.

“Sektori i Qarkullimit Rrugor arrestoi në flagrancë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, shtetasin G. Gj., 18 vjeç, banues në Tiranë, pasi mbrëmjen e djeshme, në segmentin rrugor “Maminas – Gjiri i Lalzit”, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasen S. S., 8 vjeçe, banuese në Sllovaki, e cila humbi jetën në spital”, thuhet në njoftimin e policisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA