Aksident i rëndë në Tiranë! Përplasje e fortë mes dy mjeteve, njëra prej tyre përfundon pranë Lanës (Detajet)

08/07/2024 08:55

Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë kryqëzimit të urës së Drejtorisë së Policisë në Tiranë.

Përplasje e fortë ka ndodhur mes dy mjeteve, të cilat kanë përfunduar në dy drejtime të ndryshme.

Njëri prej tyre në Lanë, ndërsa tjetri nga ana e dyqaneve në unazë. Fatmirësisht nuk pati të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Ngjarja e ndodhur rreth orës 1:00, pas mesnatës. Banorët e zonës kanë treguar për Top Channel që ishin zgjuar nga gjumi të shqetësuar me përshtypjet se përplasja ju ishte dukur si bombë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA