Ishte caktuar në 11 korrik dhënia e dënimit ish-presidentin Donald Trump për çështjen penale në lidhje me pagesat në Nju Jork.

Por gjykatësi ka rënë dakord që ajo të shtyhet të paktën deri në muajin shtator, ndërsa do të shqyrtojë sakaq ndikimin e mundshëm të vendimit të Gjykatës së Lartë në lidhje me imunitetin presidencial. Me këtë shtyrje, vendimi supozohet të jepet deri të paktën më 18 shtator, rreth një muaj pasi të jetë mbajtur Konventa Kombëtare Republikane, ku pritet që Trump të marrë zyrtarisht emërimin si kandidat i kësaj partie për zgjedhjet presidenciale.

Jehona e vendimit të Gjylatës së Lartë që i dha të hënën imunitet të gjerë presidentëve amerikanë, duke ua kufizuar njëkohësisht prokurorëve shfrytëzimin e veprimeve zyrtare si evidencë për të provuar se një president amerikan mund të shkelur ligjin gjatë veprimtarisë së tij jozyrtare, ende vazhdon.

Ish-presidenti Trump u gjend fajtor më 30 maj për 34 akuza penale në lidhje me falsifikimin e të dhënave të biznesit, me qëllim fshehjen e një pagese prej 130 mijë dollarësh për të fituar heshtjen e një aktoreje të filmave për të rritur, Stormy Daniels, pak përpara zgjedhjeve presidenciale të vitit 2016. Ai vetë i ka mohuar vazhdimisht të tilla pretendime, e këtë e përsëriti edhe gjatë debatit televiziv më 27 qershor me presidentin Joe Biden. Performanca e dobët e Bidenit në këtë debat rizgjoi shqetësimet mbi mundësinë e një mandate të dytë të tij në krye të Shtëpisë së Bardhë.

Një sondazh i fundit tregoi tani se një në tre demokratë mendon se Joe Biden, duhet t’i japë fund garës së tij për rizgjedhje. Megjithatë, një anketim i i agjencisë së lajmeve Reuters dhe kompanisë së kërkimeve Ipsos tregoi se mudn të jetë vonë për zëvendësimin e tij dhe se gati asnjë demokrat tjetër nuk performon më mirë se Biden në një përballje hipotetike me Trumpin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA