Skandal në Greqi/ Deputeti i Mitsotakis dhunon punonjësin e aeroportit pasi i iku avioni…. ishte duke pirë kafe me miqtë

03/07/2024 09:20

Një ngjarje me përmasat e një skandali të vërtetë ka ndodhur në aeroportin e Athinës.

Deputeti i demokracisë së re dhe njëkohësisht ish ministër i i bujqësisë Lefteris Avjenaqis sulmoi fizikisht një punonjës të aeroportit pasi sipas tij punonjësi i kompanisë ajrore me të cilën udhëtonte ish ministri,duhet të mos lejonte avionin e linjës Athinë-Kretë të nisej edhe pse ish ministri ishte me më shumë se 10 minuta vonesë.

Pasi e ka kërcënuar punonjësin, Avjenaqis hyri brenda banakut dhe në vazhdim e kërcënoi dhe e dhunoi atë në vendin e punës.

Punonjësi nuk reagoi, madje u tërhoq duke e sqaruar ish ministrin e ” tërbuar” se e kishte thirrur 3 herë të paraqitej pasi avioni po bëhej gati të nisej.
Madje hera e fundit që ai e thirri ish ministrin ishte në momentin që aeroplani kishte ndezur motorët për tu nisur,por sërish Avjenaqis kishte preferuar të shijonte një kafe me miqtë e tij që e shoqëronin dhe jo ti drejtohej Gate si gjithë pasagjerët e tjerë.

Çështja mori menjëherë përmasa të mëdha. Madje këtë herë përvec opozitës që akuzoi Demokracinë e Re se ka sjellje brutale në modelin qeverisës çka duket kudo në jetën politike dhe sociale të vendit.

Edhe vetë deputetët e Demokracisë së Re thanë se janë të shokuar nga ngjarja,ndërsa kryetari i parlamentit Kostandinos Tasulas e thirri me urgjencë zotin Avjenaqi të japë sqarime lidhur me ngjarjen.

Tashmë konsiderohet e sigurt se ai do të dëbohet nga grupi parlamentar dhe me gjasa edhe nga Demokracia e Re.

Vetë Avhenaqis pranoi se ka qenë protagonist i ngjarjes por versioni i tij devijon nga pamjet të cilat e tregojnë qartë dhunën ndaj punonjësit.

Ai kërkoi ndjesë dhe tha se do të pranojë pa anjë rezervë heqjen e imunitetit të tij nëse prokuroria vendos të nisë procedim penal për ngjarjen.

Top Channel