Kadare përcillet sot në banesën e fundit/ Alda Bardhyli: Ditë e trishtë për kulturën shqiptare dhe botërore

03/07/2024 09:42

Sot është një ditë e trishtë për kuklturën shqiptare dhe atë botërore- shprehet mikesha e afërt e shkrimtarit dhe studiuesja e njohur e letërsisë, Alda Bardhyli, në ditën e përcjelljes për në banesën e fundit të Ismail Kadaresë

Në një prononcim për mediat nga ceremonia, studiuesja tha se Kadare, me mendjen e tij të mprehtë ishte një nga figurat më të rëndësishme të shekullit 21.

Alda Bardhyli: Sot është një ditë e trishtë jo vetëm për kulturën shqiptare por edhe atë botërore. Jo vetëm mendje e mprehtë e Shqipërisë por nga më të rëndësishme të shekullit 21.

I dha shumë gjuhë, qytetërimit shqiptar dhe e ndriti në sytë e botës. Kadare iku i qetë se e mendoi se e kishte kryer atë që ishte e rëndësishme, botimin e veprës së plotë dhe besoj se ka ikur pa pengje.  

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA