Homazhet në nder të Ismail Kadaresë, Rama mban fjalimin: Shqiptari që i takon botës po përcillet me figurën e Nënë Terezës, rastësisht…

03/07/2024 12:08

Lamtumirën e fundit Ismail Kadaresë ia ka dhënë edhe kreu i qeverisë Edi Rama përmes një fjalimi të gjatë, ku e ngriti shkrimtarin në lartësinë që ai meritonte.

Në nisje të fjalimit, kryeministri tha se stema e Nënë Terezës ishte rastësisht në sallën e TKOB, por u la aty, pasi siç tha Rama, njësoj si shqiptarja që i përkiste botës, edhe Kadare i përket botës me pasurinë e tij letrare.

Nënë Tereza po montohej për një shfaqje sot në darkë. Lëreni aty u thashë, nuk ka më mirë. Askujt nuk i shkonte mendja çka rastësoi këtu enkas për Ismailin dhe më mirë sesa nën hijen e saj, shqiptares që i takon botës, ceremonia e përcjelljes së shqiptarit që i takon botës. Ismaili symbyllur do ndihej i marrë në mbrojtje nga ata që se donin dhe nga ata jo pak që e donin”-u shpreh Rama në nisje të fjalimit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA