Pak përpara orës 11:00 Vlora Hyseni, drejtoreshë e SHISH, mbërriti në kryesinë e Kuvendit për të dëshmuar në komisionin hetimor parlamentar, që po heton pretendimet për ndërhyrje në sistemin TIMS.
“Dua t’ju falenderoj për mirëkuptimin e treguar, pasi e kishim të pamundur paraqitjen në datë 20, për shkak të një angazhimin ndërkombëtar, të caktuar kohë më parë”, tha Hyseni.
Debatin se përse javën e shkuar Vlora Hyseni, e kishte të pamundur ardhjen në këtë komisionin e vijoi socialisti Xhemal Qefalia me kryetarin Ervin Salianji.
“Duhet ta fillosh mbledhjen me një ndjesë publike, për akuzat q i bërë drejtueses së shërbimit, duke ngatërruar vendin e saj të takimit, nga Brukseli në Beograd”, tha Qefalia.
“Këtë pyetje e kemi në vend tjetër, e kemi në Komision Sigurie. Po të doni e bëjmë. Nuk i shkon formatit tënd të bësh si punonjës i SHISH se nuk je tipikisht si punonjës i shërbimeve inteligjente. E kam thënë lakuriqi i natës nga drita verbohet dhe del vetëm në errësirë”, u përgjigj Salianji.
Me votat pro të anëtarëve socialist e ato kundra të demokratëve, dëshmia e shefes të inteligjencës shqiptare u mor me dyer të mbyllura.
Top Channel