Policia në alarm! Plagosi dy persona në Tiranë, 42-vjeçari bie në pranga, qarkullonte me thikë në dorë

02/07/2024 21:19

Policia e Tiranës është vënë në alarm këtë pasdite për  ndjekjen e një personi me çrregullime të shëndetit mendor, i cili lëvizte me thikë në dorë në zonën e Bulevardit të Ri.

Sipas informacioneve ai ka sulmuar dy persona dhe ka plagosur në fytyrë njërin prej tyre.

42-vjeçari ra në pranga pas sherrit me një 26-vjeçar në rrugën “Reshit Petrela”.

“Plagosi me mjet prerës një shtetas, gjatë një konflikti për motive të dobëta, arrestohet 42-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, pas marrjes së njoftimit se në rrugën “Reshit Petrela”, sot rreth orës 20:00, kishte ndodhur një konflikt gjatë të cilit ishte dëmtuar me mjet prerës një shtetas, kanë organizuar menjëherë punën për kapjen e autorit dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore. Si rezultat i veprimeve të shpejta policore, u kap dhe u arrestua shtetasi A. J., 42 vjeç, banues në Tiranë.

Nga veprimet hetimore dyshohet se 42-vjeçari, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me mjet prerës shtetasin A. Z., 26 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme”, sipas policisë.

Pas Vlorës dhe Durrësit, ky është rasti i tretë brenda 1 muaji që ndodh një ngjarje e tillë.

Top Channel