Raundi parë i zgjedhjeve presidenciale të Iranit tregoi rënie të mbështetjes popullore si për reformistët, liberalët apo konservatorët, teksa disa votues kërkojnë ndryshimin duke mbështetur të vetmin reformist në garë, shkruan rrjeti AFP.
“Prej disa vitesh pjesëmarrja e popullit është në rënie dhe ata duhet ta kuptojnë se ka një problem” thotë një analisti Ali Vaez në Teheran, teksa iranianët përgatiten për raundin e dytë të 5 korrikut mes reformistit Masoud Pezeshkian, dhe ultrakonservatorit Saeed Jalili.
Këta të dy kryesonin sondazhet sot për të zëvendësuar presidentin konservator Ebrahim Raisi, i cili vdiq në një aksident të papritur me helikopter muajin e kaluar.
“Vota e sotme tregon një pikë të ulët historike, si reformistët dhe konservatorët kanë humbur mbështetje”, shton Vaez.
“Megjithse reformistët kanë nxjerrë armët e tyre më të fuqishme dhe kanë bërë gjithçka për të mobilizuar bazën e mbështetjes, ishte thjesht e pamjaftueshme”, shkruan Vaez në platformën X.
Gjithashtu dhe konservatorët kanë përdorur burime të mëdha për mbledhjen e votave por pa arritur të tërheqin popullin e zhgënjyer.
Nga 61 milionë iranianët me të drejtë vote, rreth 40 përqind e kishin bërë kete, që është një rekord i ri neglizhence në republikën islamike.
Vaez shton se rënia e mbështetjes për sistemin nga 49 përqind që ishte në 2021, është “nje turpërim për udhëheqjen” ku shumica e pushtetit përqendrohet te lideri suprem Ayatollah Ali Khamenei./AFP/
Top Channel