Manjati indian i biznesit Mukesh Ambani, ka nisur natën e fundit të dasmës së djalit të tij duke organizuar bashkë me të dhe martesën e 52 çifteve të tjera “të paprivilegjuara”.
Gruaja e tij Nita tha: “Si nënë që jam, mbushem me lumturi kur dëshmoj këto martesa këtu sot, jap bekimet e mia për të gjithë”.
Festat e para-martesës për djalin e tij kanë nisur prej disa ditësh dhe kanë përfshirë koncerte falas, udhëtime me krocera për 1000 të ftuar dhe një tempull hindu të krijuar enkas për performaca të muzikantëve të njohur.
67 vjeçari Ambani drejton grupin industrial Reliance Industries – që dominon tregun në Indi me interesa në shumë fusha – dhe ishte sot në ceremoninë me rreth 800 të ftuar.
“Duke nisur me këtë festë, familja zotohet të vijojë të ndihmojë në qindra martesa të tilla në të gjithë vendin”, thuhej në një deklaratë të kompanisë së tij.
I biri i vogël i Ambani, Anant dhe e fejuara e tij Radhika Merchant, të dy 29 vjeç, po martohen në dasmën ekstravagante në Mumbai, kryeqyteti financiar i Indisë.
Ambani ka mbajtur dhe më parë evente gjigante siç ishte dasma e bijës së tij në vitin 2018, që raroptohet se kushtoi rreth $100 milionë.
India është ekonomia më e madhe në rritje por megjithatë në krizë vendesh pune dhe të ardhurat për kokë janë shumë të ulëta.
Shumë çifte nuk mund të përballojnë dasmën tradicionale që shpesh ka shtyrë njerëz në borxhe të papërballueshme./AFP/
Top Channel