Dy drejtues të mjeteve ujore u gjobitën nga policia pasi kryen manovra të rrezikshme dhe iu bllokuan Jet Skitë.
Përkatësisht 110000 lekë, drejtuesin e një mjeti ujor në Ksamil, për lundrim jashtë zonës së përcaktuar dhe për mungesë të dokumentacionit dhe 100000 lekë, drejtuesin e një mjeti ujor në Shëngjin, për lundrim jashtë zonës së përcaktuar.
Ndërkaq, po punohet për bllokimin e 2 mjeteve të tjera lundruese, me të cilat gjithashtu po kryheshin manorva të rrezikshme.
Njësia Policore Detare dhe shërbimet e Policisë Kufitare të Ksamilit dhe Shëngjinit, gjatë patrullimeve në vijën bregdetare, nisur nga njoftimet e patrullave policore që patrullojnë në tokë përgjatë vijës bregdetare, si dhe bazuar dhe në pamjet filmike të publikuara në rrjete sociale, për disa mjete lundruese që kryenin manovra të rrezikshme, kanë ndërhyrë menjëherë për të bërë bllokimin e tyre.
Ndërkohë, vijon puna për gjetjen dhe bllokimin dhe të 2 mjeteve të tjera ujore, që shfaqen në këto pamje filmike, duke kryer manovra të rrezikshme.
Top Channel