Komisioni i Apelimit rrëzon me 5 vota ankimimin e Këçirës, prof. dr. Tonin Gjuraj rektor i universitetit “Luigj Gurakuqi”

02/07/2024 21:31

Komisioni i Apelimit në universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi” vendosi të rrëzojë me 5 vota kundër ankimimin e Rajmonda Këçirës.

Kandidatja humbëse në zgjedhjet e universitetit, Rajomonda Këçira, kishte ankimuar vendimin e KIZ-it, duke pretenduar se kandidati fitues me 21 qershor, prof. dr. Tonin Gjuraj, nuk kishte marrë 50%+1 të votave të trupave zgjedhore.

Pasi ka dëgjuar argumentet e dy palëve, komisioni i përbërë nga 5 persona është tërhequr për të marrë vendimin.

Gjuraj fitoi garën për Universitetin e Shkodrës përballë dy rivaleve të tij, prof. dr. Rajmonda Këçira dhe prof. dr. Nertila Ljarja.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA