Plagosja e 43-vjeçarit në Luz të Vogël, arrestohet një nga tre personat e shpallur në kërkim, vijon arratia e dy vëllezërve

01/07/2024 12:16

Policia e Kavajës ka arrestuar njërin nga tre të kërkuarit për plagosjen e 43-vjeçarit në Luz të Vogël një ditë më parë.

Burime policore për gazetaren e Top Channel Vali Qyrfyçi bënë të ditur se është ndaluar kushëriri i dy vëllezërve nga ky fshat, ndërsa ka dëshmuar dhe se ku është hedhur arma e krimit.

Ajo u gjet e hedh në disa ferra. Ndërkohë vazhdojnë kërkimet për gjetjen e dy vëllezërve dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

“Si rezultat i kontrolleve të kryera për kapjen e autorëve të plagosjes me armë zjarri, të ndodhur pasditen e djeshme, në fshatin Luz i vogël, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë kanë kapur dhe vënë në pranga njërin prej tyre, shtetasin:

E. D., 26 vjeç, banues në Kavajë, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, njofton policia.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA