Në mbyllje të fjalës gjatë mbledhjes me shefat e QSUT, mbledhje e cila u mbajt pas skandalit te Onkologjikut, kryeministri Edi Rama u rikujtoi mjekëve që të mos harrojnë emrin që kjo qendër shëndetësore mban.
“Ky spital quhet Nënë Tereza… Nuk po kërkoj të bëheni si ajo, por po kërkoj që mos të harroni që ky spital ka emrin e saj dhe ka një arsye pse e ka”, tha Rama.
Më tej Rama ndau edhe një mesazh që i kishte ardhur pak para mbledhjes nga një e re e cila kishte mbyllur studimet master, dhe kërkonte që t’i bashkohej skuadrës së Onkologjikut, aty ku prej vitesh edhe nëna e saj mjekohej për kancer në gji.
Kam dhe një gjë në fund, mu krijua përshtypja që ishte si një rastësi që erdhi si mesazh, mora një mesazh nga një vajzë e cila e ka pasur mamanë në Onkologjik dhe ka mbaruar biologji molekulare, dhe më shkruajti që unë kam gjithë dëshirën dhe vullnetin që nëse më krijohet mundësia t’i bashkohem skuadrës së Onkologjikut”, tha Rama.
“Kam mbaruar për biologji molekulare mbështetje të onkologjikut, sot ne vazhdojmë të kurohemi dhe të jemi në gjendje shumë të mirë dhe të themi që e kemi fituar atë luftë dhe e them që kam një jetë të dytë”, u shpreh ajo.
Top Channel