“Kur vjen uji ikin dritat”/ Banorët e fshatit Hoxharë në Fier në protestë: Situata përsëritet çdo verë

01/07/2024 19:57

Banorët e fshatit Hoxhara e Re në Fier prej javësh po përballen me mungesën e ujit të pijshëm në rubinetat e banesave të tyre.

Ata tregojnë se kjo situatë përsëritet çdo vit, nga muaji maj deri në fund të shtatorit. Edhe pse janë ankuar vazhdimisht, deri tani nuk kanë marrë asnjë zgjidhje, prandaj zgjodhën formën e protestës.

Ata thonë se kanë vetëm një orë ujë në 24 orë, por edhe kur vjen uji, shpesh herë ikin dritat.

Banorët shprehen se paguajnë taksat rregullisht, por nuk marrin shërbimet e duhura. Ata theksojnë se kjo mungesë e ujit të pijshëm po ndikon edhe te bagëtitë, të cilat nuk kanë ujë për të pirë.

Pavarësisht ankesave dhe protestave të tyre të vazhdueshme, asnjë zgjidhje nuk është ofruar nga njësia administrative apo UK Fier.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA