EMRAT/ I vunë zjarrin automjetit të policit, vihen në pranga dy persona! Zbulohet shkaku

01/07/2024 20:32

Një polici iu dogj makina mëngjesin e sotëm nga dy persona tashmë të identifikuar dhe arrestuar.

Në pranga u vunë 24-vjeçari Klaudio Gjokhilaj dhe 22-vjeçari Klaudio Kovaçi, pasi dyshohet se i vunë zjarrin oficerit të Patrullës së Përgjithshme në Lezhë, për shkak të detyrës.

Në vijim të hetimeve, grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, bazuar në provat e siguruara, dokumentoi me prova ligjore djegien e qëllimshme të automjetit.

“Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, mëngjesin e sotëm, dyshohet se për shkak të detyrës, i kanë djegur automjetin shtetasit R. Z., me detyrë oficer i Patrullës së Përgjithshme, trup shërbimi në Komisariatin e Policisë Lezhë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës Lezhë për veprime të mëtejshme për veprat penale “Kanosja për shkak të detyrës e kryer në bashkëpunim” dhe “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA