Autoritetet në Turqi thanë se kanë arrestuar sot 67 njerëz që po sulmonin refugjatët sirianë në hakmarrje pas një ngacmimi seksual që një sirian kishte bërë ndaj një minoreneje, gjithashtu siriane.
Banorët turkë të tërbuar nga aktet e burrit ndaj minorenes që ishte e afërt me të, përmbysën makina dhe dogjën dyqane dje në qytetin qendror Kayseri duke kërkuar largimin e sirianëve. Sipas rrjetit The Associated Press, presidenti Rexhep Tajip Erdogan tha se dhuna erdhi si pasojë e nxitjes nga grupet që kërkojnë kthimin e refugjatëve.
“Sido që të jetë puna, djegia e pronës dhe e rrugëve është e papranueshme”, tha Erdogan.
Që prej nisjes së konfliktit të rëndë në Siri në 2011, Turqia ka mirëpritur më shumë se 2 milionë refugjatë sirianë, duke u bërë pritësja më e madhe e refugjatëve në botë.
Por me rritjen e numrit të të ardhurve dhe të sfidave ekonomike në vend, ndjesia anti-refugjat është rritur në vend
Incidentet ksenofobe kundër sirianëve janë shtuar në Siri ashtu si dhe episodet e dhunës që shpesh nxiten nga lajme të rreme në rrjetet sociale, shkruan VOA.
Në gusht 2021, një grup vendasish sulmuan bizneset dhe shtëpitë siriane Ankara për një përleshjeje me vdekje ku ishte përfshirë një djalë 18 vjeçar.
Statusi refugjatëve sirianë ende nuk është i përcaktuar në Turqi teksa opozita është zotuar në fushatat e saj, qe t’i kthejë ata në Siri.
Në incidentin e fundit banorët turkë kapën sirianin e akuzuar për ngacmimin e të miturës dhe e dorëzuan në polici.
Bashkë me vajzën qe raportohet se ishte nen 10 vjece, familjarët dhe nëna e saj u vendosën nën mbrojtje dhe i iu dha ndihmë psikologjike pas sulmit seksual .
“Turqia është vend i rendit e ligjit dhe forcat e sigurisë do të vijojnë të luftojnë krimin e kriminelët, siç bënë dhe dje”, tha sot për çështjen Erdogan./Associated Press/Agence France-Presse/
Top Channel