Akuzat makabre të aktorit amerikan ndaj industrisë së filmit para se binte drejt vdekjes në Arizona (fotot)

01/07/2024 19:37

Një video finale e trazuar është publikuar në rrjet e aktorit amerikan Isaac Kappy, e transmetuar rreth një orë para se të vdiste muajin që shkoi kur fliste për “avancimin e errësirës” dhe denonconte emra të industrisë që nxisnin praktika makabre.

Kappy nuk specifikon se kërkon të vrasë veten por besohet se e ka postuar videon disa orë para vetëvrasjes se dyshuar, ku thoshte se “errësira po e konsumon.”

Megjithë ndalimin e videos në rrjet fansat e tij e kanë ripublikuar shumë herë ajo është bërë virale, shkruan rrjeti britanik Daily Mail.

Video jep  një panoramë të gjendjes së trazuar të 42 vjeçarit që njihet për rolin e tij në filma si ‘Thor’ e ‘Terminator’.

Vitet e fundit ai kishte bërë mjaft denoncime publike të praktiave të pedofilisë e satanizmit mes krerëve të Hollywood dhe në video, thotë se ‘kjo përpjekje është motivi i jetës së tij.’

Në video ai dëgjohet që thotë vazhdimisht: “Le të më konsumojë errësira”, ndoshta duke iu referuar skenave dhe ritualeve që dëshmuar.

Në fund ai thotë: “Kur zbulova për ‘pizza gate’ (skandali i pedofilisë dhe abuzimeve me të mitur)  u bëra aq i fokusuar me ekspozimin e të ligës sa nuk e pashë dritën nga brenda”.

Zyrtarët thanë se Kappy, ishte goditur nga një automjet Ford dhe kishte rënë nga ura në autostradën Interstate 40.

Policia e Arizona ishin thirrur në vendngjarje mëngjesin e 14 majit dhe kishin gjetur Kappy të vdekur, por versioni sakte i ngjarjes mbetet mister.

Të tjera raportime thonin se disa kalimtarë kishin tentuar fizikisht të ndalonin Kappy të hidhej nga ura por nuk kishin arritur, sipas rrjetit TMZ.

Asnjë tjetër nuk është plagosur në incident dhe hetimet raportohen tashmë të mbyllura./Daily Mail/

FOTO GALERI
1/3
Vitet e fundit ai kishte bërë mjaft denoncime publike të praktikave të pedofilisë e satanizmit mes krerëve të Hollywood

Top Channel