Sërish vatra të mëdha zjarri në Greqi, autoritetet në alarm

30/06/2024 15:35

Një zjarr i madh ka shpërthyer në juglindje të kryeqytetit grek në zonën e Kerateas, pasditen e së dielës, ku banorët në të paktën 6 vendbanime u urdhëruan të evakuonin shtëpitë e tyre dhe të shkonin në zona më të sigurta.

Flakët kanë mbërritur pranë shtëpive , ndërsa erërat e forta prej 9 ballësh po pengojnë përpjekjet për shuarjen e zjarrit. Në vendngjarje operojnë rreth 140 zjarrfikës me 36 automjete, tetë avionë zjarrfikës dhe nëntë helikopterë.

Autoritetet rajonale të Atikës po kontribuojnë gjithashtu në operacionet me 10 cisterna uji dhe dy ekskavatorë,ndërkohë që temperaturat janë tepër të larta. Pak pas mesditës së së dielës është aktivizuar dy herë sistemi i alarmit emergjent 112, i cili u bën thirrje banorëve të evakuojnë zonat e Markatit, Plakës dhe Panoramasë, drejt Lavrios.

Deri tani janë të paktën katër vatra zjarri të cilat mbeten të pakontrolluara dhe vështirësojnë operacionet e reparteve zjarrfikëse.

Sipas kryebashkiakut të Laureontikisë situata në fshatin në fjalë është shumë e vështirë. Edhe nga brigadat e zjarrfikësve pohojnë se bëhet fjalë për një nga zjarret më të vështira të javëve të fundit.

Bëhet fjalë për zjarrin e tretë brenda një jave në këtë zonë. Dje gjithashtu u operua me sukses për fikejn e një zjarri të madh në parkun kombëtar të Parnithës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA