Zyrtarët në Beograd anullojnë festivalin etnik ‘Mirëdita Dobar Dan’, pas protestave kombëtare (fotot)

29/06/2024 15:41

Grupe të rinjsh nga Serbia e Kosova që kanë organizuar festivalin e lidhjeve etnike kulturore ‘Mirëdita Dobar Dan’ akuzojnë ministrinë e brendshme të Serbisë se ka dështuar në mbrojtjen e tyre nga intimidimet.

Tashmë organizatorët e festivalit të kontestuar të këmbimeve kulturore mes Kosovës e Serbisë i janë dorëzuar presionit të grupeve nacionaliste huligane, duke anuluar eventin e këtij viti.

Në deklaratën e lëshuar dje policia serbe citonte si arsye shqetësime sigurie për anulimin e eventit që duhet të niste sot në kryeqytetin serb.

Por grupet e të rinjve nga Serbia e Kosova thanë se faji është i autoriteteve që nuk i kanë mbrojtur nga grupet huligane që kanë kërcënuar pjesëmarrësit.

“Gjatë prezencës tonë në festival duhet të kishin mbikëqyrjen e policisë por huliganët arritën të kyçnin me dryn hyrjen e pasme, duke krijuar një situatë ku njerëzit po mbaheshin peng, në pamje të plotë të forcave të policisë, të cilat thonin se nuk mund të nderhyjnë”, thuhej në një deklaratë të organizatorëve.

Disa ditë para nisjes së festivalit në muret rreth eventit ishin shkruar mesazhe intimiduese si “Largohuni!” e “Nuk jeni të mirëpritur!” , shtonin ata.

Festivali ka nisur prej vitit 2014 për të rikuperuar ndarjet etnike të luftës së viteve 1998-99 mes Kosovës e Serbisë, dhe këtë vit ‘Mirëdita Dobar Dan’ duhet të celebronte 10-vjetorin, shkruan rrjeti britanik The Guardian.

Anulimi vjen mes rritjes së nacionalizmit në rajon, teksa muajin që shkoi një rezolutë e OKB  për të shënuar 11 korrikun si ditën gjenocidit të vitit 1995 në Srebrenica, u quajt si ‘sulm’ nga zyrtarët serbë.

Serbia nuk e njeh shpalljen e pavarësisë së Kosovës në 2008.

Zyrtarët serbë raportohet se kanë kritikuar festivalin që duhet të zhvillohej nga 27 deri në 29 qershor, teksa koinçidonte me festën fetare serbe Vidovdan, dhe me një ditë dëshmorësh në vend.

FOTO GALERI
1/2
Festivali ka nisur prej vitit 2014 për të rikuperuar ndarjet etnike të luftës së viteve 1998-99 mes Kosovës e Serbisë, dhe këtë vit ‘Mirëdita Dobar Dan’ duhet të celebronte 10-vjetorin

Top Channel