Shiste lëndë narkotike në plazhet dhe lokalet e Velipojës, arrestohet 24-vjeçari
29/06/2024 10:28
Policia ka vënë në pranga një të ri, i cili u kap duke shitur lëndë narkotike në plazhin e Velipojës dhe në disa lokale në këtë zonë.
Sipas bluve të Shkdodrës në pranga u vu shtetasi A. Gj., 24 vjeç, banues në fshatin Laç.
Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i kanë gjetur këtij shtetasi, një sasi lënde narkotike e dyshuar narkotike cannabis, e ndarë në doza gati për shitje.
Sakaq, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel