Pesë ushtarë indianë vdesin nga fundosja e tankut në lumin pranë kufirit me Kinën (fotot)

29/06/2024 18:00

Tanku indian ishte fundosur nga rritja e papritur e nivelit të ujit të lumit që po kalonte, tha ushtria.

Pesë ushtarët indianë raportohet se kanë humbur jetën në incidentin në rajonin Ladakh, pranë kufirit me Kinën.

Komanda indiane tha se tanku ishte fundosur në lumin Shyok gjatë një stërvitjeje ushtarake.

Aksidenti tragjik ndodhi në zonën malore Saser Brangs në Ladakh, pranë ‘linjës së kontrollit’ që shërben si kufiri i pacaktuar saktësisht që ndan Indinë me Kinën.

India e Kina disa herë janë përplasur në këtë rajon hapësirat e të cilit nuk janë përcaktuar ende nga dy vendet, çka ndonjë ditë të afërt mund të sjellë luftë mes vendeve, siç ka ndodhur me pare ose siç kulminoi së fundmi dhe konflikti i vjetër me zonat rusofone në Ukrainën lindore.

Në qershor 2020 rreth 20 ushtarë indianë dhe një numër i paspecifikuar ushtarësh kineze u ranë në nje përleshje masive të paaramtosur por me shkopinj e mjete rrethanore.

Megjithëse vendet thonë se po përpiqen të zgjidhin çështjen kufitare të rajonit malor, minsitria e jashtme kineze ka thënë se dërgimi i trupave shtesë nga India në rajon “nuk ndihmon në uljen e tensioneve”.

Përplasjet në kufirin malor të demarkuar dobët mes dy vendeve datojnë prej viteve 1950 dhe një luftë e shkurtër u luftua mes gjigantëve aziatikë në 1962, shkruan rrjeti britanik The Independent.

FOTO GALERI
1/3
Aksidenti tragjik ndodhi në zonën malore Saser Brangs në Ladakh, pranë ‘linjës së kontrollit’ që shërben si kufiri i pacaktuar saktësisht që ndan Indinë me Kinën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA