Teksa një valë masive rekrutimesh për në front ka nisur në Ukrainë, një numër i madh të rinjsh po i drejtohen lidhjeve online e falsifikatorëve për t’i shpëtuar tmerrit të luftës duke u larguar.
Në një reportazh të rrjetit britanik ‘TheGuardian’ tregohet për Dmytro, i cili mezi prej ardhjen e vjeshtës, kur i kanë premtuar ta nxjerrin jashtë Ukrainës.
Fotografi 31-vjeçar nga Kievi qëndroni mbyllur në shtëpinë e tij, i tmerruar të dalë jashtë prej frikës së mobilizimit të detyruar.
“Dua të largohem nga vendi, nuk duroj dot më i bllokuar këtu”, thotë ai ashtu si mijëra ukrainas të tjerë që kanë kaluar ilegalisht kufirin për t’i shpëtuar bombave të luftës, megjithë ligjin e detyruar të mobilizimit.
Rritja e largimeve erdhi pa ashpërsimit të masave të fundit të mobilizimit nga Zelenski dhe ashpërsimin e dënimeve për ata që i shmangen.
Me anë të miqve që janë larguar tashmë, Dmytro ka kontaktuar online me individë që i premtojnë daljen ilegale nga vendi për shuma abuzive që arrijnë deri në €8,000.
“Unë nuk bëj dot luftë, nuk vras dot njerëz, qofshin dhe rusë. Dua të krijoj familje dhe të shoh botën. Nuk jam gati për të vdekur”, thotë i riu.
Prej më shumë se dy vitesh pas pushtimit të rajoneve lindore nga Rusia e Vladimir Putin, ushtria e Ukrainës kërkon gjithnjë e më shumë njerëz për të zëvendësuar ushtarët e vrarë në front.
Për të mbushur radhët e ushtrisë me njerëz, presidenti Zelenski në prill shpalli ligjin e rekrutimit të të gjithë burrave nga 27 deri në 25 vjeç, ndërsa ata që refuzojnë u sekuestrohen pasuritë dhe burgosen.
Deri para fushatës së fundit të mobilizimit për luftë, më shumë se 20,000 njerëz ishin larguar nga vendi, disa prej të cilëve të mbytur teksa kalonin me not kufirin me Rumaninë, shkruan The Guardian.
Në prill, kreu i rojeve kufitare Andriy Demchenko, tha se të paktën 30 ukrainas kanë vdekur duke tentuar të kalonin kufirin, por numri është në fakt shumë më i lartë, shkruan The Guardian.
Ndërsa që prej nisjes së luftës, rekrutimi është njollosur prej kaosit e korrupsionit të gjerë. Ukraina ka intensifikuar përpjekjet për ndalimin e kalimeve kufitare teksa në prill Zelenski shkarkoi të gjithë krerët e njësive rajonale të ushtrisë pas raportimeve se pranonin rryshfet për përjashtimet nga mobilizimi’.
Nuk ka shifra të sakta sesa bura janë të fshehur ose në pritje të largimit nga Ukraina por llogari të shumta në rrjetin Telegram raportojnë për lëvizjet e ushtarakëve të rekrutimit të detyruar ne qytete, me qëllim të ndihmojnë të tjerët t’i shmangen.
Shumë shprehim tmerrin e vdekjes së mundshme në llogore e në fushëbetejë, ndërsa të tjerë thonë se kanë arsye familjare për të mos shkuar në luftën brutale./TheGuardian/
Top Channel