Vinin nga Britania, kapen 111 mijë paund të padeklaruara në portin e Durrësit! Dyshohet se ishin…

28/06/2024 14:13

Një rast i mosdeklarimit të parave është goditur në portin e Durrësit.

Në hyrje të Shqipërisë, u kaluan për kontrolle në vijë të dytë mjeti bizarke, me targa të Mbretërisë së Bashkuar, me drejtues shtetasin N. V., 47 vjeç, banues në Klos.

Nga kontrollet në këtë mjet dhe në 8 automjetet që transportoheshin me të, u gjetën në total 111 000 paunde, të padeklaruara konform ligjit dhe të dyshuara me burim krimin.

Në përfundim të veprimeve procedurale për rastin, nisi procedimi në gjendje të lirë për 47-vjeçarin dhe u sekuestrua më cilësinë e provës materiale, shuma e parave.

U ndalua edhe mjeti tip “Audi”, me targa të Mbretërisë së Bashkuar, me drejtues një shtetas shqiptar me qëndrim në Angli. Nga kontrollet në këtë mjet, u gjetën mallra për të cilat paguhet akcizë, me vlerë rreth 900 euro. Në përfundim të veprimeve procedurale për rastin, nisi procedimi në gjendje të lirë për drejtuesin e mjetit dhe u sekuestruan më cilësinë e provës materiale, mallrat.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, “Përvetësimi i parave ose mallrave qe rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale” dhe “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA