Kultivonte lëndë narkotike, vihet në pranga 29-vjeçari në Pukë! Policia gjen 183 bimë kanabisi

28/06/2024 15:37

Një 29-vjeçar është vënë në pranga për kultivimin e lëndëve narkotike në Pukë.

Në kuadër të megaoperacionit policor të koduar “Territor i pastër”, në fshatin Gojan i Vogël, u asgjësuan 183 bimë kanabisi.

“Si rezultat i hetimeve dhe i veprimeve profesionale policore, u identifikua, u kap dhe u arrestua autori i dyshuar i kultivimit të këtyre bimëve, shtetasi N. N., 29 vjeç, banues në fshatin Gojan i Vogël”, thuhet në njoftimin e policisë.

Vijon puna për identifikimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA