Fiks Fare/ I sjell kopenë e lopëve në derë të shtëpisë, Bashkia e Devollit i jep të drejtë, por nuk ndërhyn

28/06/2024 20:55

Bardhi Kotrolli  nga fshati Kapshticë e Devollit u ankua pranë emisioni Fiks Fare se fqinj i tij ka sjellë 27 lopë pranë shtëpisë se tij. Z. Kotrolli është azmatik dhe era e keqe i vështirëson  frymëmarrjen.

“Këto bagëti janë të një personi që nuk është nga fshati ynë. Ai ka mbajtur në Bilisht e tani i ka sjellë këtu. Jam ankuar kudo. Kam shkuar dhe në bashki. Ka ardhur policia bashkiak edhe i ka dhënë porosi që ai t’i zhvendosë dhe disa metra. Dhe gjendja është po njësoj” tregon denoncuesi për Fiksin.

Nga ana tjetër pronari i lopëve shpjegon se ai e ka kasollen e lopëve rreth 30 metra larg shtëpisë së zotërisë, por nga një lloj matje që gazetari i Fiksit bëri nuk dilte më shumë se 16 metra.” Unë kam 27 krerë dhe i mbaj këtu afër se po ti mbaj në vath m’i vjedhin” shpjegohet pronari i lopëve.

Fiksi për këtë shqetësim të denoncuesit iu drejtua edhe Bashkisë Devoll, ku kryetari Eduart Duropohoi se ishte në dijni të problemit. “Moralisht dhe ligjërisht ai ka të drejtë. Se brenda zonave të banuara nuk lejohet tufë me bagëti. Ligji e ka nga shtëpia e fundit e fshatit stalla e bagëtive duhet të jetë rreth 50 metra larg dhe 400 m larg nga  zonat urbane të banuara.Por ky është problem social, në të gjitha fshatrat e Devollit, ku çdo shtëpi fshati ka një ose 2-3 bagëti pranë shtëpisë së vet.  Ne mundohemi t’i zgjidhim këto probleme por është shumë, shumë e vështirë” shpjegon kryetari.  Ai shpjegon se si institucion bashkë me policinë bashkiake janë munduar të negociojnë me banorët për të gjetur zgjidhje, por ende deri më sot kjo zgjidhje nuk është gjetur. Ndërkohë që z. Kotrolli nuk duhet të lëvizë pa pompën e azmës në xhep , hyn apo del nga shtëpia.

 

 

 

 

 

FOTO GALERI
1/7

Top Channel