Festivali i muzikës mistike Gnaoua nis në jug të Marokut (foto-video)

28/06/2024 19:05

Anëtarë të grupeve tradicionale muzikore nisën dje performancat e edicionit të 25-të festivalit botëror etnik Gnaoua në qytetin Essaouira në jugperëndim të Marokut.

Festivali i njohur për stilet e veçanta etnike të tingujve e veshjeve, do të zgjasë tre ditë me performanca nga artistë marokene e nga bota, që përshtasin ritmet e tyre Gnaoua me stile të muzikës xhaz, pop, rock e ato kontemporane.

“Është kthyer tashmë në një event të përvitshëm për ne dhe është një mundesi për t’u takuar me audiencat, për të ruajtur lidhjet kulturore e origjinalitetin”, thotë artisti 65 vjeçar vendas Abdenbi El Meknassi.

“Falenderoj organizatorët që na bëjnë bashkë ne dashamirësit e stilit Gnaoua për të promovuar muzikën me këtë festival. Kjo na ndihmon shumë”, shtoi El Maknassi.

Një tjetër artist vendas, 60 vjeçari Abdelmajid Kerdoudi, shtonte se atmosfera e festivalit ka ardhur duke u zmadhuar.

“Kemi ardhur nga Taroudant [rreth 300 km në juglindje të Essaouira] për të qenë pjesë e kësaj atmosfere. Festivali është vetëm 24 vjeçar por ai po zgjerohet, ashtu siç po zgjerohen dhe performancat e kostumet e pjesëmarrësve. Është një nder për traditën Gnaoua”, tha Kerdoudi për rrjetin AFP.

Artisti Abdelkbir Merchane, shtonte më shumë detaje:

“Edhe të rinjtë janë të interesuar për të performuar në festivalin Gnaoua dhe ne i nxisim të ruajnë këtë trashëgimi. Ata e dinë se të jesh një ‘Maalam’ [mjeshtër] `nuk ka të bëjë vetëm me veshjen e kostumit ‘Guembri’ por me sjelljen e mirë me njerëzit dhe në skenën muzikore”.

Festivali u jep gjithashtu pjesëmarrëve një platformë për këmbime muzikore mes muzikantëve mistikë marokenë Gnaoua dhe të tjerëve nga jashtë vendit. Eventi tërheq rreth 500,000 vizitorë gjatë katër ditëve të tij dhe performancat janë falas, thonë organizatoret.

FOTO GALERI
1/5
Festivali i njohur për stilet e veçanta etnike të tingujve e veshjeve, do të zgjasë tre ditë me performanca nga artistë marokene e nga bota

Top Channel