Amerikanët reagojnë me zhgënjim pas debatit presidencial: Fëminor, turp kombëtar (fotot)

28/06/2024 19:32

Zgjedhësit amerikanë shprehnin zhgënjimin e tyre një ditë pas debatit të shumë-promovuar presidencial mes kandidatit republikan Donald Trump dhe rivalit demokrat presidentit Biden.

Mes disa opinioneve të marra nga rrjeti AFP,  Joel Ericson nga Minneapolis e quante “turpërim kombëtar,” ndërsa analisti kibernetik Cihangir Arslan e cilësonte “fëminor.”

“Mendoj se është një turpërim kombëtar që përfaqësuesit tanë të jenë këta, veçanërisht pas atyre që kanë bërë. Për fat të keq është ditë e trishtë për Amerikën”, tha Ericson.

49 vjeçari Cihangir Arslan, shtonte: “Kur ata të dy flasin, mënyra sesi i prezantjnë idetë dhe opinionet është fëminore, ata mendojnë se ne zgjedhësit, jemi fëmijë. Unë prisja diçka më serioze, që të flisnin për gjëra serioze. Më vjen keq për qytetarët amerikanë, dhe për veten, nuk e di çfarë do të ndodhë në të ardhmen me këtë vend”.

63 vjeçarja Elaine Robles-McGrew, tingëllonte më optimiste: “Debati nuk ishte i mirë, por më pëlqenin moderatorët, formati funksionoi por nuk funksiononin kandidatët. Biden besoj se ishte më i dobët mbrëmë, por mund të gjejë mënyra për t’i rikthyer. Mbrëmë ai e tregonte moshën”, tha Robles.

Pensionisti Bernard Dupuis, tha se presidenti kishte argumente të mira por ‘hutohej’ nga komentet e kundërshtarit.

“Me sa pashë unë asnjëri nuk doli fitimtar. Sa herë fliste Joe Biden, e ndërpriste Trump me histori të rreme. Unë nuk votoj për atë që ka organizuar 6 janarin”.

FOTO GALERI
1/5
Zgjedhësit amerikanë shprehnin zhgënjimin e tyre një ditë pas debatit të shumë-promovuar presidencial

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA