Video/ Gropa gjigante 30m e gjerë shembet në mes të fushës së sportit në SHBA (fotot)

27/06/2024 17:05

Kamerat e sigurisë kanë regjistruar momentin e frikshëm kur një gropë gjigante është shembur në mes të një fushe të futbollit amerikan ne SHBA.

Shembja dramatike ndodhi dje në Illinois, duke hapur një krater rreth 35 metra të gjerë e 15 metra të thellë në fushën e parkut Gordon Moore.

Në pamjete frikshme shihet se një nga shtyllat e ndriçimit të fushës u gëlltit krejtësisht prej gropës.

Disa njerëz raportohet se po punonin në fushë në momentin e shembjes por nuk njoftua për plagosje.

Michael Haynes, drejtori i parkut sportiv të zbavitjes tha për mediat vendase: “Në këtë zonë ka pasur më parë miniera dhe një prej galerive të vjetra duhet të jetë shembur, por deri tani nuk i dimë shkaqet e sakta të ngjarjes”.

“Ishte e pabesueshme, e frikshme, si në një film horrori ku toka të shembet poshtë këmbëve”.

Fusha në fjalë i ishte shtuar stadiumit së fundmi me një kosto prej $1milionë dhe shpresohet që të riparohet para nisjes së sezonit të ri sportiv në vjeshtë.

Zona ‘Metro East’ e qytetit ka raportuar disa shembje mbi minierat e vjetra gjatë viteve duke detyruar mbylljen e disa dyqaneve, shkruan rrjeti britanik Metro.

FOTO GALERI
1/3
Shembja dramatike ndodhi dje në Illinois, duke hapur një krater rreth 35 metra të gjerë e 15 metra të thellë në fushën e parkut Gordon Moore.

Top Channel