Ylli i skenës ndërkombëtare të operas, soprano belge Jodie Devos ka vdekur “e rrethuar nga familjarët e miqtë e ngushtë, si pasojë e një kanceri të shpejtë e të papritur që e kishte detyruar të annullonte disa nga eventet e saj të kohëve të fundit”, thuhej në një deklaratë të përfaqësueve të këngëtares se njohur.
E ndjera Devos kishte performuar në të gjithë botën gjatë karrierës së profesioniste 10-vjeçare duke fituar disa çmime të mëdha.
Ajo performonte rregullisht në teatrot belge La Monnaie, Opéra Royal de Wallonie-Liège e Philharmonique Royal de Liège, ndërsa kësaj vere duhet të paraqitej në festivalet e Wallonia dhe Gaume Jazz.
Devos kishte kënduar prej moshës pesë-vjeçare dhe kishte studiuar gjithashtu oratori e aktrim.
Jashtë Belgjikës, Devos bënte paraqitje të rregullta në operat franceze të Paris, Montpellier, Toulon, Limoges, Dijon, Tours, Toulouse, Versailles, Orange e Monaco.
Përfaqësuesit e saj Musiq3 anulluan shpejt impenjimet pas vdekjes së parakohshme të Devos, me disa njoftime ku thuhej se në ditët në vijim do të bëheshin homazhe për të në disa programe.
Shkaqet e sëmundjes së papritur nuk njihen.
Top Channel