Kuvendi në seancë plenare/ Interpelancë me ministren e Shëndetësisë

27/06/2024 08:58

Kuvendi mblidhet këtë të enjte në seancën e radhës parlamentare.

Pika më e nxehtë e ditës pritet të jetë interpelanca me ministren e Shëndetësisë, Albana Koçiu. Deputeti që depozitoi kërkesën për interpelancë në Kuvend, ishte deputeti demokrat, Tritan Shehu, në lidhje me ligjin e propozuar për surrogacinë, por pritet që i gjithë debati të zhvendoset te skandali në shërbimin onkologjik në QSUT, ku mjekë dhe infermierë ishin të përfshirë në korrupsion, duke rrezikuar jetët e pacientëve.

Për rastin, Gjykata e Tiranës bazuar në të dhënat operacionit, dha masën arrest shtëpie për  Edmond Gashin, mjek në onkologjik  i cili ka lidhje edhe me klinikën pirvate Megis që ndodhet në zonën e Unazes së Re, ku thuhet se transferoheshin pacientët. Po kështu, është lëshuar detyrim paraqitjeje për mjeken onkologe Alketa Pere dhe ish zv/drejtoreshën e QSUT0së, e cila mbulonte shërbimin onkologjik në atë periudhë  dhe dy persona të tjerë, të cilët merreshin me koordinimin në shërbimin onkologjik.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA