Vënia nën akuzë e disa mjekëve për abuzime në spitalin Onkologjik shkaktoi debate të forta në parlament.
Siç do të bënte çdo opozitë edhe opozita shqiptare e përdori ngjarjen për të bërë politikë. Albana Vokshi bashkë me kolegët e saj të opozitën lëshuan akuza të forta për ngjarjen duke akuzuar ish-ministrat e shëndetësisë dhe atë aktualen Albana Koçiu.
“Koçiu, Manja, Manastirliu nuk duhet të ishin në atë karrige, e kanë ditur të gjithë për skandalin tek onkologjiku, të gjithë kanë qenë në dijeni. Koka e korrupasionit janë këto ministra, drejtuesit e QSUT”, tha Vokshi.
Reagimi i parë nga qeveria erdhi nga zëvendës kryeministria Belinda Balluku.
“Keni këtë tonin e lartë, e thatë dhe vetë, merrni përgjigje për shtëpitë e shembura, ju do merrni të vërtetën dhe pse s’ju pëlqen kurrë, reforma në drejtësi është bërë nga PS, nëse sot drejtësia është duke marrë të gjitha masat për të vënë në vend të drejtat, këto historitë me ministra që duhet të largohen ju mund ta kërkoni por ministri duhet të vazhdojë punën, jemi ne që marrim masa dhe ministrja do ju informojë të gjithë juve, jemi të tronditur dhe neveritur për gjithçka që kanë bërë, do të nisi kërkesë për ndryshim për ligjin për tu hequr licencën këtyre mjekëve”, tha Balluku.
Deputeti Tritan Shehu ishte kërkues i interpelancës-për shëndetin riprodhues dhe projektligjin për surrogacinë por ministria e Shëndetësisë Albana Koçiu shpjegoi hapat që do të ndërmerren pas skandalit tek Onkologjiku.
Deputetët e opozitës dhe të maxhorancës dështuan të vendosin si prioritet jetët e pacientëve por bënë politike për interesat e partiake me ngjarjen skandaloze. Ligjvënësit shqiptarë nuk u morën me problemin, e drejtuar pyetjet e duhura ministres së shëndetësisë, se kur do të marrë fund biznesi me jetët e njerëzve në nevojë duke i dërguar nga spitalet shtetërore tek ato private dhe cilat janë garancitë që kjo ngjarje mos të përsëritet.
Top Channel