Vendimi rrëzon atë një gjykate më të ulët që i jepte imunitet grupit farmaceutik ‘Purdue Pharma’ ndaj mijëra padive për krizën e varësisë, në këmbim të dëmshpërblimit $6 miliardë.
Gjykata e lartë në SHBA ka bllokuar një marrëveshje të kompanisë prodhuese të mjekimit famëkeq OxyContin, që i jepte imunitetet familjes miliardere Sackler për rolin e tyre në përhapjen e epidemisë së drogave me bazë opiumi në SHBA.
Vendimi miratuar me shumicë 5-4, anulloi atë të një gjykatë më të ulët që i jepte imunitetet pronarëve të kompanisë farmaceutike Purdue Pharma nga mijëra padi për udhëzime të gabuara marketing-u të OxyContin, qetësuesi i fuqishëm i lëshuar në treg në 1996 që ka krijuar krizën e varësisë së drogave në SHBA me miliona të vdekur e të sëmurë.
Administrata e Joe Biden e konsideronte një fitore ndalimin e procedurës së falimentimit, që supozohet të mbrojë debitorë në vështirësi financiare, por jo për familjen Sacklers, që nuk e kishin kërkuar këtë.
Kompania Purdue Pharma aplikoi për falimentim në 2019 pas mijëra padive që e akuzonin se qetësuesi i saj OxyContin kishte nxitur epideminë e rëndë të drogave opiate në SHBA, me rreth një milionë të vdekur në dy dekada, shkruan rrjeti Aljaseera.
Por restrukturimi dhe mbrojtjet ligjore u ndaluan për Purdue Pharma pasi pronarët e saj, familja Sackler nuk aplikuan për falimentim personal.
Kompania me bazë në Connecticut, ne verilindje të SHBA, llogariste se do të jepte 10 miliardë dollarë për të gjithë debitorët, përfshi dhe viktimat e varësisë, por tetë shtete sfiduan marrëveshjen.
Më shumë se 60,000 te dëmtuar kishin paditur për lëndim personal nga ekspozimi ndaj produkteve të opiumit të Purdue Pharma, dhe shumica pranonin marrëveshjen e dëmshpërblimit.
Por gjykata e lartë pezulloi procedurat e zgjidhjes prej vitit të kaluar, me argumentimin se ajo “i lejonte familjes Sacklers të vendoste sa do të kontribuonin”.
Paditë ndaj Purdue Pharma dhe familjes Sackler i akuzonin për “nxitje të krizës kombëtare të drogave opiate në SHBA, me anë të marketing-ut të gënjeshtërt të qetësuesve të tyre.
Kompania ka pranuar akuzat e keqetiketimit dhe mashtrimit në lidhje me marketingun e tabletave OxyContin prej vitit 2007 deri në 2020.
Familja Sackler mohon fajin por pranon se OxyContin “papritur u bë pjesë e krizës së drogave me bazë opiumi në SHBA”, duke thënë se dëmshpërblimi i ofruar do të japë burime të konsiderueshme për njerëzit e komunitetet në nevojë.
Top Channel