Furgoni përplaset me motomjetin në aksin Bilisht-Sinicë, dy të plagosur

27/06/2024 18:05
Foto Ilustruese

Një aksident ka ndodhur pasditen e kësaj të enjteje në aksin rrugor Bilisht Sinicë.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 17:05, në aksin rrugor “Bilisht-Sinicë”, në afërsi të fshatit Miras, automjeti furgon tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin A. B., banues në fshatin Vidohovë, është përplasur me një motomjet pa targë, me drejtues një shtetas të mitur dhe pasagjer vëllain e tij, banues në fshatin Miras, të cilët për pasojë janë dëmtuar dhe u dërguan për mjekim në spital.

Me drejtuesin e furgonit shtetasin A. B., po kryen veprimet e mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat dhe përcaktuar shkaqet e aksidentit.

Top Channel