BE, nis samiti për krerët/ “Vuloset” axhenda strategjike për pesë vitet e ardhshme

27/06/2024 15:54

Krerët e vendeve anëtare të Bashkimit Europian nisin sot një samiti dy ditor në Bruksel, fokusi i të cilit është shpërndarja e pozitave kyçe drejtuese në institucionet e bllokut, axhenda strategjike për pesë vjetët e ardhshme, si edhe konfliktet në Ukrainë e Lindjen e Mesme.

Në këtë takim, pritet emërimi i presidentit të Komisionit Europian si dhe shefit të ri të politikës së jashtme të bllokut. Duhet rënë po kështu dakord mbi emrin e kryetarit të ardhshëm të Këshillit Europian, caktimi i të cilit është përgjegjësi e udhëheqësve të shteteve apo qeverinë të vendeve anëtare, si dhe presidentit të Parlamentit Europian, i cili zgjidhet nga eurodeputetët. Paraprakisht, negociatorët e tre grupevee politike, Partia Popullore Europiane (EPP), Aleanca Progresive e Socialistëve dhe Demokratëve (S&D) dhe Liberalët (Reneë), e kanë arritur një ujdi mbi emrat në fjalë.

Kështu, është pranuar që Ursula von der Leyen të marrë një mandat të dytë në krye të Komisionit Europian. Drejtimin e Këshillit Europian pritet ta marrë ish-kryeministri portugez i krahut të majtë, Antonio Costa, kryeministrja e Estonisë Kaja Kallas duket se do të zërë vendin e Josep Borrell  ndërsa presidente e Parlamentit Europian, për dy vitet e ardhshme mbetet Roberta Metsola. Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka qenë kryenegociator nga PPE së bashku me kreun e ekzekutivit polak, Donald Tusk.

Kryeministri hungarez Viktor Orban e ka kritikuar ashpër “marrëveshjen e PPE-së me të majtët dhe liberalët”, duke thënë se ajo është “kundër çdo gjëje në të cilën bazohet Bashkimi Europian” dhe se në vend të përfshirjes, bën pikërisht të kundërtën dhe mbjell farën e përçarjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA