Zjarri përfshin zonën e Lunxhërisë në Gjirokastër, shoqërohet në polici pronari i tokës

26/06/2024 22:04

Një zjarr masiv ka përfshirë zonën e Lunxhërisë pranë fshatit Dhiksat në Gjirokastër këtë të mërkurë.

Zjarri i cili ra rreth orës 19:25 u  izolua deri në fikje të plotë brenda 30 minutash por rreziku që të merrte përmasa të mëdha ishte shumë i lartë.

Pas shuarjes së zjarrit nga ana e drejtorisë së shërbimit  zjarrfikës  u mor masë administrative ndaj pronarit të tokës, Gjergji Shkurta dhe u bë shoqërimi tij në ambientet e policisë si i dyshuar për zjarrvënie të qëllimshme.

Top Channel