Zjarri dogji katër shtëpi, banorja e shokuar: Janë shkatërruar të gjitha, kemi mbetur me rrobat e trupit

26/06/2024 11:14

Një zjarr i madh dogji mbrëmjen e djeshme katër shtëpi në Shkodër, ku fillimisht flakët janë aktivizuar në banesën dy katëshe të 51-vjeçarit me inciale L. T.

Njëra prej banoreve e shokuar ka deklaruar se nuk i ka mbetur më asgjë tjetër, pasi të gjitha gjërat janë djegur.

“Ka dëme deri në themel. Janë çarë muret. Vetëm të rrim në shi tani. Ishalla Zoti e rregullon. Në shtëpi ka qenë burri. Bombolat kanë plasur më pas. Burrin e kanë nxjerrë fëmijët e kunatit nga shtëpia. Janë djegur me frigorifer, orendi, të gjitha, edhe rrobat janë djegur”, tha njëra prej banoreve të prekura nga zjarri në Shkodër.

 

Si ndodhi ngjarja:

Një zjarr ka rënë mbrëmjen e djeshme në Shkodër, në banesën dy katëshe të 51-vjeçarit me inciale L. T. Por flakët janë përhapur më pas edhe në tri banesa të tjera ngjitur me të, njëra prej tyre e pabanuar.

“Rreth orës 00:55, në lagjen “Skënderbeg”, ka rënë zjarr në një banesë dykatëshe në pronësi të shtetasit L .T., 51 vjeç. Si pasojë janë përfshirë nga zjarri edhe tri banesa të tjera ngjitur me të, në pronësi të shtetasve T. K., L. K. dhe një banesë e pabanuar”, thuhet në njoftimin e policisë.

Zjarrfikësit dhe policia, pas marrjes së njoftimit, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje ku evakuuan banorët. Më pas është shuar zjarri, i cili ka shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e shkakut të rënies së zjarrit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA