Me makinë luksoze, xhiro në kryeqytet në efektin e lëndëve narkotike, arrestohet autori

26/06/2024 14:17

Një person që drejtonte mjetin nën efektin e lëndëve narkotike është arrestuar në kryeqytet.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë, gjatë kontrolleve parandaluese, kanë konstatuar Xhuliano Muratin, i cili ka manifestuar

Shtetasi me iniciale Xh.M . ngjalli dyshime te efektivët, pasi kishte sjellje të dyshimta gjatë drejtimit të automjetit. Nga verifikimi me aparatin AquilaScan, ka rezultuar se ky shtetas po e drejtonte automjetin, në efektin e drogave. Gjithashtu, kishte përfunduar afati i dokumenteve të automjetit.

Deri më tani, 118 drejtues mjetesh kanë rezultuar në efektin e drogave, pas testimit me aparatin AquilaScan.

Top Channel