Kontrolle të shumta janë zhvilluar në qytetin e Shkodrës, ku u gjetën 2738 fidanë canabisi sativa.
Në kuadër të operacionit policor të koduar “Territor i pastër” u identifikuan dhe janë nën hetim 2 autorët e dyshuar të kultivimit të 141 fidanëve cannabis që u gjetën në fshatin Lohe, Malësi e Madhe.
Për këtë rast, procedohen penalisht për shpërdorim të detyrës, kryetari i fshatit dhe specialisti i pyjeve.
Mbi P. B., 43 vjeç dhe F. GJ., 41 vjeç, rëndojnë veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”;
M. B., kryetari i fshatit, dhe shtetasi A. H., specialist i pyjeve, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.
Në vijim të kontrolleve, në territorin e njësive administrative Shosh, Pult, Shkodër, u gjetën dhe u asgjësuan 2159 fidanë cannabisi, ndërsa në territorin e njësisë administrative Shllak, Vau i Dejës, u gjetën dhe u asgjësuan 438 fidanë cannabisi.
Vijon puna për identifikimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të autorëve të kultivimit të këtyre fidanëve kanabis.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Top Channel