Kundërshtuan policët në krye të detyrës, tre të arrestuar në Tiranë

26/06/2024 11:15

Tre persona, që raportohet se kundërshtuan me forcë punonjësit e policisë në kryeqytet, janë vënë në pranga.

Incidenti ndodhi në rrugën “Ibrahim Rugova”, kur 24-vjeçari me iniciale A.Z., 25-vjeçari me iniciale A.Z. dhe 51-vjeçari me iniciale K.Z. u konfliktuan me efektivët, që ndodheshin në krye të detyrës, për shkaqe që nuk dihet.

Ndërkohë, gjatë kontrollit në banesën e tyre, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan sasi municioni luftarak.

Top Channel