Jahti i luksit ngec në dunën e rërës pas përplasjes në ishullin spanjoll nga drejtuesit e paaftë, duke shtangur turistët (fotot)

26/06/2024 16:09

Në pamje të fundit nga Spanja një jaht luksi shihej i ngecur në një dunë rëre pas përplasjes me bregun e ishullit në një moment paaftësie nga timonierët.

Pamjet virale të 22 qershorit tregojnë barkën e negecur në tokë thuajse në drejtim vertikal në ishullin e vogël Espalmador pranë Formentera në Spanjë.

Mjeti 17-metra i gjatë i tipit sportiv Pershing që kushton më shumë se $300 000, shihet i ngecur në kodrën e vogël të rërës me majën e ngritur përpjetë.

Sipas revistës PowerYacht ,jahti besohet se ishte duke udhëtuar me shpejtësi rreth 35 nyje detare (60 km/orë)  para se të përplasej në rërë

Nuk janë raportuar për dëme dhe mediat spanjolle thonin se asnjë në bord nuk ishte lënduar në event.

Pamje ishin xhiruar nga një tjetër barkë në ujë, ku shihen plazhistët që mblidhen rreth mjetit të habitur.

Dje zyrtarët në Formentera i dhanë pronarit të anijes 48-orë kohë për largimin e saj dhe të materialeve në mjedis, shkruante rrjeti vendas La Voz de Ibiza.

Modeli Pershing 54 është dizenjuar nga Fulvio de Simoni dhe prodhuar nga viti 1995 deri në 2003, shkruan rrjeti Daily Mail.

Ai konsiderohet një model klasik mes entuziastëve dhe është shitur plotësisht deri në 2007.

FOTO GALERI
1/5
Mjeti 17-metra i gjatë i tipit sportiv Pershing që kushton më shumë se $300 000, shihet i ngecur në kodrën e vogël të rërës me majën e ngritur përpjetë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA