Gjykata e Posaçme lë në fuqi masën “arrest me burg” për ish-kryebashkiakun e Himarës, Jorgo Goro

26/06/2024 13:44

Gjykata e Posaçme la në fuqi masën e arrestit me burg për ish-kryebashkiakun e Himarës  Jorgo Goro.

Ai kërkoi masë më të lehtë sigurie, por u refuzua nga gjykata, sipas gazetares së Top Channel, Anila Hoxha.

Goro u arrestua për shpërdorim detyre në dy raste. Bëhet fjalë për regjistrimin e dy sipërfaqeve prone, ku sipas prokurorisë, Goro me veprimet dhe mos veprimet e tij, ka lejuar në kundërshtim me ligjin për regjistrimin e këtyre pronave që ishin parashikuar për investime strategjike.

Top Channel