Aksion kundër shkeljeve në thertore dhe pulari! Mbetjet shtazore i hidhnin në gropa, nën hetim 4 administratorë subjektesh në Tiranë e Berat

26/06/2024 18:13

Një operacion policor i posaçëm është ngritur për kontrollin e mënyrës si menaxhohen mbetjet shtazore, nga subjektet me aktivitet në thertore dhe pulari.

Sipas policisë, plani do të shtrihet në të gjitha qarqet.  Deri tani, janë kryer kontrolle dhe verifikime në 18 subjekte në qarqet Tiranë, Berat, Durrës dhe Fier.

Në dy subjekte në Berat dhe në dy subjekte në Tiranë, u konstatua se mbetjet shtazore ishin depozituar në gropa të hapura në kundërshtim me ligjin dhe nuk iu ishin dorëzuar subjekteve të licencuara për menaxhimin e tyre.

Nga kjo paligjshmëri është shkaktuar ndotje e mjedisit përreth.

Në përfundim të veprimeve procedurale për këto raste, janë referuar materialet në prokuroritë përkatëse, ku ka nisur procedimi në gjendje të lirë, për administratorët e 4 subjekteve, për veprat penale “Ndotja e ajrit, e ujërave dhe tokës” dhe “Fshehja e të ardhurave”, si dhe për veterinerët e këtyre subjekteve dhe për punonjës të AKU-së që kontrollojnë këto subjekte mbi dyshime për shpërdorim të detyrave.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA