Rritja e çmimit të kakaos, sjell fitime por dhe rrezik për rritësit në Ekuador (fotot)

25/06/2024 19:33

Julia Avellan po përpiqej të dilte nga biznesi i kakaos, para se çmimet e pijes së shëndetshme të shpërthenin papritur këtë vit në tregun ndërkombëtar, duke sjellë fitime për fermerët.

Por kjo nuk i ka shpëtuar vëmendjes së bandave kriminale të vendit të vogël amerikano-qendror, që vitet e fundit është përfshirë nga një valë krimi te dhunshem.

41 vjeçarja Avellan ecën mes plantacionit të saj të lulëzuar në provincën qendrore Los Rios duke ndaluar për të prerë bishtajat e kuqe të kakaos, nga ku dalin kokrrat që më pas fermentohen, thahen dhe piqen për t’u kthyer në çokollatën apo kakaon e preferuar.

Çmimet e kakaos i rritën në mars pas rënies së prodhimit nga thatësira në vendet e Afrikës perëndimore, kur arritën në $10,000 per ton në bursën e New York. Megjithë një rënie të kohëve të fundit ato mbeten shumë më të larta se vitin që shkoi.

Avellan thotë se ka shitur një 45 kilogramë kokrra kakao për $420, që janë një shumë e konsiderueshme që rrit interesin për kulturën.

Por kjo ka sjellë interesin e krimit të organizuar që tashmë detyron vjelje ‘taksash’ nga fermerët,  në shuma të shtuara sipas rritjes së fitimit.

Miliona dollarë llogaritet se shpenzohen nga rritësit e kakaos çdo vit si gjoba ndaj bandave, të cilat përveçse marrin paratë mund të fusin dhe kokainën e tyre në dërgesat.

Fermerja Avellan tregon se ka pasur fermerë të marrë peng ose ngarkesa kakaoje të vjedhura nga bandat.

Pas Bregut të Fildishtë dhe Ganës në Afrikë, Ekuadori është prodhuesi tretë më i madh në botë i kakaos me rreth 420,000 ton në vit, shkruan rrjeti AFP.

Farat bishtaja dhe fryti i kakaos thahet nën diellin ekuadorian dhe gjithashtu u dërgohen dashamirësve të çokollatës nëpër botë.

Tregjet kryesore të kakaos ekuadoriane janë Indonezia, Malajzia, SHBA, Holanda e Belgjika.//AFP/

FOTO GALERI
1/5
Por kjo nuk i ka shpëtuar vëmendjes së bandave kriminale të vendit të vogël amerikano-qendror, që vitet e fundit është përfshirë nga një valë krimi te dhunshem.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA